Shumëkujt mund të mos i pëlqej ideja, se gjatë katër viteve të ardhshme në krye të shtetit më të fuqishëm në botë do të jetë Donald Trump, por ky fakt e ka gëzuar tej mase një burrë i cili ka edhe arsye të fortë të festojë.

Manjati i pronave të paluajtshme Vincent Tchenguiz 60-vjeç, kishte vënë bast për kandidatin Republikan, pasi ishte shumë i bindur se do të fitoj në zgjedhjet presidenciale, dhe kështu fitoi 1.2 milionë funte, transmeton Telegrafi.

2

Ai kishte vënë 350 mijë funte, me qëllim që në total të fitojë plotë 850 mijë funte, duke mos llogaritur bonusin.

“Jam i befasuar se si të gjithë kanë mbetur të habitur që Trump ka fituar”, ka thënë miliarderi që jeton dhe vepron në Londër. /Telegrafi/