Të tronditur nga lufta e Moskës, vullnetarët rusë po i bashkohen radhëve të ushtrisë së Ukrainës për të luftuar kundër trupave të Vladimir Putinit.
Kur Moska hyri në Ukrainë, një i ri rus, i cili ka nofkën Karabas, ishte dëshpëruar, raporton euronews.
I tronditur nga imazhet e asaj që po ndodhte me ukrainasit në zonat e pushtuara nga Rusia, ai vendosi të veprojë – kundër atdheut, Rusisë.
Karabas tha se e dinte se çfarë po bënte ishte drastike. Ai paketoi valixhet dhe vendosi të gjente një mënyrë për të shkuar në Ukrainë dhe t’i bashkohet radhëve të trupave të Kievit. Atij iu desh gati një vit për ta realizuar.
Sot, ai është pjesë e Batalionit Siberian, njësi e përbërë nga rusët që janë bashkuar radhëve të ushtrisë së Ukrainës për të luftuar kundër atdheut të tyre, duke shpresuar që një ditë të ndihmojë në rrëzimin e presidentit rus, Vladimir Putin.
Anëtarët e saj vijnë kryesisht nga pakicat etnike nga lindja e largët e Rusisë.
“Isha i zhgënjyer me njerëzit e mi”, tha Karabas dhe shtoi se “kjo është arsyeja pse unë doja të vija këtu… dhe të luftoja për një Ukrainë të lirë”, shtoi ai.
Karabas tha se kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022, ai ishte i tronditur kur zbuloi se shumica e rusëve që ai njihte ose e mbështesnin verbërisht Putinin, ishin indiferentë ndaj luftës.
Rusët që iu bashkuan batalionit lanë pas gjithë jetën e tyre, duke përfshirë familjet dhe miqtë.
Shumë prej tyre duhej të arratiseshin në një vend të tretë përpara se të mund të udhëtonin për në Ukrainë – por ata thonë se nuk kishin zgjidhje tjetër.
Udhëheqësit ushtarakë ukrainas shpresojnë se do të vijnë më shumë rusë për t’iu bashkuar radhëve të tyre dhe bazuar në aplikimet që kanë ardhur deri më tani, ata synojnë të kenë një batalion prej 300 ushtarësh rusë.
Disa janë vendosur tashmë pranë Avdiivka, një qytet i kontrolluar nga Ukraina në rajonin e Donetskut, të cilin forcat ruse janë përpjekur prej kohësh ta pushtojnë.
Ndryshe, vlerësohet se duhet të ketë dhjetëra apo qindra mijëra rusë të tjerë të gatshëm të luftojnë me Ukrainën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk