Radio Evropa e Lirë ka raportuar se ka pranuar një video, që shfaq ushtarët rusë duke përdorur robërit që ishin pjesëtarë të ushtrisë ukrainase – si mburojë në vijën e frontit.
Videoja është siguruar nga forcat e armatosura ukrainase dhe është shpërndarë me REL-in, e sipas ekspertëve të fushës besojnë se kjo është një dëshmi tjetër se ushtria ruse po kryen krime lufte kundër trupave ukrainase, transmeton Telegrafi.
Videoja është realizuar në afërsi të fshatit Robotyne në rajonin ukrainas Zaporzhzhia. Nuk është cekur data e videos kur është filmuar, por Robotyne është vend i luftimeve të shpeshta mes ukrainasve dhe rusëve.
Në fund të gushtit, Kievi njoftoi se ka çliruar këtë vendbanim për të cilin thotë se ka rëndësi të madhe strategjike.
REL në kanalin e saj në YouTube ka publikuar versionin rrëqethës të shkurtuar, ku personi i identifikuar si ushtar rus shihet duke qëndruar prapa personi që pretendohet të jetë ushtar ukrainas.
Rusët marrin një burrë tjetër dhe e vendosin para vetes, me qëllim që të mund të fshihet fizikisht prapa tij. Ushtarët e tjerë rusë qëndrojnë prapa shpinës së tyre.
E në një moment një ushtar rus hedh diçka që duket si granatë, në drejtim të pozicionit të ukrainasit. Madje dëgjohet shpërthimi dhe trupat ukrainase duke vrapuar.
Ukrainasit që ua kanë siguruar videon REL-it thonë se Rusia ka përdorur këtë taktikë si “mburojë” gjatë betejave, me qëllim që të zbulojë pozicionet mbrojtëse të forcave ukrainase. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
Imazhe që tregojnë se çfarë ka mbetur nga helikopteri i rrëzuar, në të cilin gjendej presidenti iranian
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit