LAJMI I FUNDIT:

Vritet një vullnetar amerikan në Ukrainë

Vritet një vullnetar amerikan në Ukrainë

Një ish-marins amerikan raportohet se është vrarë në periferi të Bakhmutit.

Cooper “Harris” Andrews u godit nga një mortajë më 19 prill të këtij vit, sipas cnn, duke cituar nënën dhe kolegët e tij në Ukrainë.

Ai u vra në të ashtuquajturën “Rruga e Jetës”, një rrugë hyrëse në Bakhmut e përdorur nga ushtria ukrainase për të rifurnizuar forcat e saja dhe evakuuar civilët.


Një grup aktivistësh i quajtur “Komiteti i Rezistencës” ku punonte Andrews, tha se ish-marinsi ishte përpjekur të ndihmonte civilët të largoheshin nga qyteti.

Nëna e tij, Willow Andrews, i tha CNN se “trupi ende nuk është gjetur”.

Mbrojtja kundërajrore e Kievit arrin të shkatërrojë raketat ruse
Lexo po ashtu Mbrojtja kundërajrore e Kievit arrin të shkatërrojë raketat ruse

Ajo tha se ai u largua në muajin nëntor nga qyteti i tij i lindjes, Cleveland, dhe iu bashkua Legjionit të Huaj të Ukrainës.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se mund të “konfirmonte vdekjen e një qytetari amerikan në Ukrainë”, por nuk dha një emër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori