LAJMI I FUNDIT:

Vranët dhe me shi

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot moti në Kosovë do të jetë i vranët, por edhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s. /Telegrafi/