LAJMI I FUNDIT:

Vota në OKB: A votoi Rama kundër SHBA-së për të bllokuar reformën në drejtësi?

Vota në OKB: A votoi Rama kundër SHBA-së për të bllokuar reformën në drejtësi?

Vota kundër SHBA në OKB nga Shqipëria vijon të prodhojë debate, pavarësisht justifikimeve që janë dhënë deri më tani nga Qeveria shqiptare përfshi këtu edhe Kryeministrin Edi Rama. Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, gjatë një interviste televizive hodhi dyshimin se kjo votë kundër mund të ketë lidhje me bllokimin e reformës në drejtësinë nga Edi Rama.

“SHBA deklaruan se kush voton kundër i ndërpriten fondet. Çfarë do të bëjë Edi Rama nëse Presidenti Trump ndërpret fondet për Shqipërinë? Janë 47 milionë euro vetëm për drejtësinë, me çfarë fondesh do e bëjë Edi Rama këtë reformë? Pra mos ndoshta Edi Rama duke e ditur paralajmërimin për bllokim fondesh vendosi të votojë kundër për të bllokuar reformën në drejtësi?”, tha Kryemadhi.

Shqipëria ishte një ndër vendet që u rreshtua pro rezolutës së Turqisë, e cila kundërshtonte njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Më 6 dhjetor, Presidenti Trump firmosi dekretin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, duke paralajmëruar nisjen e procedurave për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në kryeqendrën e re.


Ndërkohë përmes një pr/rezolute që kongresmenët amerikanë kanë paraqitur në Komisionin për Politikën e Jashtme, i kërkohet Sekretarit amerikan të Shtetit që t’i dorëzojë Kongresit një raport mbi statusin e ndihmës që SHBA u jep vendeve që votuan në favor të rezolutës së Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori