LAJMI I FUNDIT:

Voskamp premton përkrahje në sketorin privat

Voskamp premton përkrahje në sketorin privat

Kooperimi në mes të dy vendeve dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik ishin temë diskutimi në takimin e sotëm mes Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku dhe ambasadorit të Holandës në Prishtinë, Henk Voskamp.

Ambasadori Voskamp shprehu gatishmërinë e tij që të kontribuojë përmes formave institucionale në përkrahje teknike në sektorin privat.

Ministri Zharku, mysafirin e tij, ambasadorin Voskamp e njoftoi për format e mundshme të kooperimit institucional në fusha të ndryshme ekonomike sidomos në përkrahjen e sektorit privat, e që është me interes edhe për investitorët e huaj.

Gjithashtu, ministri Zharku potencoi se MTI-ja dhe institucionet e Kosovës janë duke krijuar për çdo ditë një klimë më të mirë për zhvillimin e afarizmit në Kosovë, dhe njëherësh investitorët e huaj do të ndihmohen duke u ofruar informata për kushtet dhe mundësitë që ofron Kosova për investime, si dhe për format dhe mundësitë tjera kooperuese.