Aktivizimi i ngrohjes me avull nga termocentralet pritet t’i kushtojë KEK-ut dhe KEDS-it me humbje prej 7 milionë eurove. Drejtuesit e këtyre dy kompanive kanë thënë se kjo kosto ka mundur të shmanget sikur “Termokosi” të mos i ketë neglizhuar afatet e realizimit të punëve, shkruan sot Koha Ditore.
Tash, për të finalizuar punimet, përkatësisht intervenimet softuerike, duhen 11 ditë. Për aq kohë, Njësia B1 duhet të ndalë prodhimin, kurse KEDS-i duhet të importojë energjinë elektrike.
Në “Termokos” nuk kanë dashur të komentojnë shkaqet e vonesës. Zëdhënësja Afërdita Uka-Fejzullahu, nëpërmjet një SMS-je, ka thënë se aktualisht janë duke zhvilluar takime intensive me KEK-un për të gjetur një zgjidhje sa i përket projektit të koogjenerimit, shkruan Koha Ditore.
Ka thënë se së shpejti do të dalin me një komunikatë për media rreth këtij projekti.
E në Komunën e Prishtinës nuk flasin për fajtorët që kanë çuar në vonesën e këtij projekti. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se aktualisht nuk mund të konstatojnë se kush ka qenë fajtor për këtë vonesë . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh