LAJMI I FUNDIT:

Vokrri dhe Ademi takojnë Kuzhen

Vokrri dhe Ademi takojnë Kuzhen

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe nënkryetari Agim Ademi, kanë takuar në Tiranë përzgjedhësin e Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, si dhe futbollistët e kombëtares, veçmas ata nga Kosova.

Takimi ka qenë mjaft i frytshëm ku është biseduar për futbollin e Kosovës dhe synimet që edhe Kosova të ndërtojë një përfaqësuese të fortë në të ardhmen.

Kuzhe ka premtuar se me shumë kënaqësi do të vijë në Kosovë për të përcjellë edhe futbollistët në kampionatin Kosovës.

Sot, krerët e FFK-së me ftesë të kryetarit të FSHF-së Armand Duka, do të jenë të pranishëm në drekën e përbashkët me drejtuesit dhe futbollistët e Kombëtares së Danimarkës, që do të jetë një rast i mirë për sensibilizimin e çështjes së futbollit të Kosovës.


Po ashtu, Vokrri dhe Ademi do të jenë të pranishëm në lozhe në “Qemal Stafa”, ku të mërkurën mbrëma do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Danimarkë. /rtk/telegrafi/