LAJMI I FUNDIT:

Vojvoda refuzon kontratën e re me Torinon, klubi gati ta shes në verë

Vojvoda refuzon kontratën e re me Torinon, klubi gati ta shes në verë

Mërgim Vojvoda është njëri nga mbrojtësit më të mirë dhe më të rëndësishëm te skuadra italiane Torino.

Reprezentuesi kosovar ka dy vite që po e vesh fanellën e klubit të madh italian, por ai tani ka filluar të refuzojë propozimin e Torinos për një kontratë të re.

Tuttomercatoweb ka raportuar se drejtuesit e skuadrës duan ta blindojnë Vojvodën me një kontratë të re, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2024.


Megjithatë, pavarësisë vazhdimësisë pozitive,  reprezentuesi kosovar mund të ndryshojë destinacion verën e ardhshme.

Anësorit të djathtë i skadon kontrata në vitin 2024, por së fundmi lojtari nuk ka asnjë qëllim të nisë negociatat për rinovimin e saj.

Në këtë formë, drejtuesit e Torinos janë të të gatshëm të marrin masa dhe nëse nuk ndryshohet qëndrim nga ana e Vojvodës, atëherë ata do të tentojnë ta shesin në verën e vitit 2023, por të mos e humbur më pas futbollistin me parametër zero.

Vojvoda është një titullar i rregullt i Torinos dhe trajneri kroat Juric e ka aktivizuar atë në nëntë ndeshje këtë edicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori