LAJMI I FUNDIT:

Ia vodhi kuletën nga dora me para një femre, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Ia vodhi kuletën nga dora me para një femre, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se i kishte grabitur kuletën një femre.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e sotme, transmeton Telegrafi.


“Pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitje, Policia e Kosovës ka dalur në vendngjarje ku ka kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale dhe ka arritur që ta identifikoj dhe ndaloj personin e dyshuar F.B mashkull/kosovar i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se rasti është kompletuar dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është inicuar procedurë e rregullt./Telegrafi/