LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet lart vendimi për favorizim për tregti të Republikës së Kosovës me BE-në

Vlerësohet lart vendimi për favorizim për tregti të Republikës së Kosovës me BE-në

Eksperti për çështje të zhvillimit në Kosovë, Ibrahim Hoxha, ka vlerësuar se, megjithëse Kosova nuk ka shumë prodhime që shkojnë drejt Bashkimit Evropian, ajo prapëseprapë mund të ketë profit nga ky vendim. Edhe pse 27 shtetet e Bashkimit Evropian (BE) nuk e kanë njohur Kosovën, ajo do të mund të përfitojë edhe për pesë vjet sa u përket favorizimeve tregtare me BE-në.

Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se ky vendim do të bëjë që produktet e Kosovës të jenë më shumë në BE.

Eksperti për çështje të zhvillimit në Kosovë, Ibrahim Hoxha, ka vlerësuar se, megjithëse Kosova nuk ka shumë prodhime që shkojnë drejt Bashkimit Evropian, ajo prapëseprapë mund të ketë profit nga ky vendim.

“Vazhdimi i paktit preferencial të tregtisë në mes të 27 vendeve të BE-së me vendet e Ballkanit është një hap pozitiv në raport me Kosovën, duke marrë parasysh faktin se pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende Kosovën”, ka theksuar ai.


Sipas tij, ky është një vendim, i cili ka për qëllim që të vazhdojë këtë status preferencial me marrëveshje bilaterale deri në vitin 2015.

“Natyrisht këtu përfitojnë të gjitha ato produkte, të cilat janë me origjinë kosovare në përjashtim të kuotave të vendosura për një numër të vogël të produkteve kryesisht bujqësore”, ka thënë ai.

Hoxha është shprehur se këto favorizime duhen shfrytëzuar me shumë nga bizneset kosovare.

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Labinot Lekaj, zgjatjen nga Komisioni Evropian për preferencat ndaj Ballkanit edhe për një periudhe prej pesë vjetësh, e ka quajtur një lajm të mirë për bizneset prodhuese kosovare, edhe pse numri i atyre që i eksportojnë produktet e tyre në tregun e Bashkimit Evropian është simbolik, megjithatë është mjaft domethënës. “Ky vendim mund t’i ndihmojë jo vetëm për këto biznese, por edhe për ato biznese potenciale që dëshirojnë të investojnë në prodhim, pasi, nëse prodhojnë produkte cilësore, këto produkte do të mund t’i plasonin në tregun evropian”, ka thënë ai, duke shtuar se këtë pakt preferencial e kanë shfrytëzuar pak biznese.

“E rëndësishme është që BE-ja po tenton që ta favorizojë këtë pjesë të Ballkanit, andaj si e tillë duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga këto biznese”, ka shtuar ai.

Komisioni Evropian javë më parë ka miratuar zgjatjen edhe pesë vjet të një pakti preferencial tregtie në mes të 27 vendeve të BE-së dhe shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova, Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia përfitojnë nga ky pakt si pjesëmarrëse në procesin e Asociim Stabilizimit të BE-së. Marrëveshja e re pritet të hyjë në fuqi janarin e ardhshëm, por duhet të miratohet më parë formalisht edhe nga Parlamenti Evropian. Gjatë 2008-s eksportet nga BE-ja në Ballkanin Perëndimor shënuan një volum prej 32,5 bilionë eurosh, ndërsa importet 14 bilionë euro.(Epoka)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori