LAJMI I FUNDIT:

Vjedhjet, Tregtia botërore humbi 107 miliardë euro

Vjedhjet, Tregtia botërore humbi 107 miliardë euro

Humbja e tregtisë botërore për shkak të vjedhjes nëpër shitore gjatë këtij viti, është zvogëluar për 5.6 për qind, në krahasim me një vit më parë. Sipas statistikave nga vjedhjet tregtia botërore, humbi 107 miliardë euro.

Hulumtimi është kryer në anketimin e 1.103 përfaqësuesve të kompanive tregtare prej 42 vendeve, me ç’rast është konfirmuar se më së shumti vidhet në SHBA, e më së paku në qendrat e shitjes me pakicë në Austri, Hong Kong dhe Tajvan.

Nga shitoret më së shumti vidhen produkte të brendeve të njohura, telefona mobil, aparate të imta elektronike, kozmetikë, parfume, veshje për fëmijë, pije alkoolike, mish, djathë dhe kafe.

Të anketuarit në “Barometër 2010“ konsiderojnë se 42.2 për qind e të gjitha humbjeve (45.5 miliardë dollarë) shkaktohen për shkak të vjedhjeve në shitoret, ndërsa 35.5 për qind është rezultat i personelit të pandershëm (37.8 miliardë dollarë).


Pronarët e shitoreve në vendet e Amerikës së Veriut dhe asaj Latine konsiderojnë se shkaktar themelor për vjedhjen janë pikërisht të punësuarit, derisa në Evropë konsiderohet se vjedhësit janë më fajtorë se shitësit.
Humbje më të madhe nga vjedhja është regjistruar në Indi, Maroko dhe Brazil. Mirëpo, sipas vlerës së mallrave të vjedhura, të parat janë SHBA-të. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi

"I kam lënë 15 milionë euro në konto", "Keqpërdorime të detyrës" - "Trepça" përplas deputetin Shala me ministren Rizvanolli

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Posta e Kosovës hap pikën e re në Prishtinë, Kurti dërgon kartolinë e Rizvanolli flet për investimet

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Kalo në kategori