LAJMI I FUNDIT:

Vjedhen 50 mijë euro në një nëndegë të ProCredit Bankës

Vjedhen 50 mijë euro në një nëndegë të ProCredit Bankës

Rreth 50 mijë euro konsiderohet të jetë shuma e plaçkitur në nëndegën e ProCredit Bankës në Qendrën Tregtare te “Bregu i Diellit”, nga katër persona deri tash të panjohur, kanë bërë të ditur zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Njëri nga katër plaçkitësit që ia kishte mësyrë bankës, pas hyrjes në objekt ka shtënë me armë zjarri në ajër. Me gjithë të shtënat e zjarrit, nuk ka pasur të lënduar nga ana e punonjësve të bankës apo të klientëve të saj, derisa njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndonëse plaçkitësit kishin ikur në drejtim të panjohur.

Dëshmitarët okularë, të cilët kanë dashur të mbesin anonimë, i kanë thënë KTV-së se personat kanë ecur në këmbë deri te filiali i bankës. Sipas tyre, plaçkitja ka ndodhur përreth 2 minuta dhe më pastaj katër personat janë larguar po në këmbë.

Ndërsa ProCredit Bank u ka bërë thirrje klientëve të saj që të mos jenë të shqetësuar. “ProCredit Bank siguron klientët e saj që nuk ka vend për panik, pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara plotësisht bazuar në rregullat në fuqi në Kosovë”, thuhet në komunikatën e ProCredit Bankës.


Pak javë më parë edhe një filial i ProCredit Bankës në Maqedoni ishte plaçkitur me armë zjarri në mes të ditës. Operacionet policore ishin zhvilluar edhe në Maqedoni e Kosovë, ngase dyshohej se grupi i plaçkitësve fshihej në territorin e Kosovës. /ktv/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori