LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr udhëtoi më shumë se 20 mijë kilometra dhe nuk luajti asnjë minutë të vetëm për Brazilin

Vinicius Jr udhëtoi më shumë se 20 mijë kilometra dhe nuk luajti asnjë minutë të vetëm për Brazilin

Sulmuesi Vinicius Junior ka kaluar 20 mijë kilometra në këtë pushim ndërkombëtar, por nuk ka arritur ta luajë asnjë minutë me kombëtaren e Brazilit.  

20-vjeçari u ftua nga trajneri nga Tite për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Venezuelës dhe Uruguait, por nuk luajti asnjë minutë për Selecao.

Ai ishte përsëri një zëvendësues i papërdorur në mbrëmjen e kaluar në fitoren 1-0 dhe pritet të fluturojë përsëri në Madrid sonte para se të kthehet në stërvitje me ekipin e Zinedine Zidane nesër (e enjte).


Sipas gazetës spanjolle Marca, udhëtimi i përgjithshëm i sulmuesit brazilian ka shkuar rreth 21 mijë kilometra.

Udhëtimi nga Madridi në Rio dhe pastaj nga Rio në Sao Paulo dhe anasjelltas dhe nga Rio në Montevideo dhe nga Montevideo në Madrid thuhet se ëshë plot 20,700 kilometra.

Ky udhëtim pa asnjë minutë lojë po cilësohet si një ‘goditje’ për Vinicius Jr, përveç lodhjes.

Megjithatë, lojtari ka të ngjarë të fillojë për Realin kundër Villarrealit në fundjavë për shkak të infektimit të Eden Hazard me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Liga e Kampionëve
Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

Real Madridi ka refuzuar lëvizjen e Man Cityt për yllin e ekipit

La Liga
Kalo në kategori