LAJMI I FUNDIT:

Vihet në pikëpyetje operimi i Aeroportit

Vihet në pikëpyetje operimi i Aeroportit

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON), ka reaguar ndaj gjendjes së përkeqësuar financiare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” – Kontrolli Ajror, gjendje kjo e cila ka kulmuar me bllokimin e llogarive bankare të kompanisë, ku si rrjedhojë është vënë në pikëpyetje vazhdimi dhe mbarëvajtja e operimeve në portën e vetme ndërkombëtare të Kosovës.

Kjo sindikatë nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se si rrjedhojë e përkeqësimit të gjendjes financiare kanë ikur drejt vendeve të zhvilluara, katër kontrollorë instruktorë të trafikut ajror me përvojë mbi 10 vjeçare në këtë profesion.
“Ky fakt po ashtu dëshmon që kontrollorët tanë janë të përgatitur dhe në nivel të standardeve më të larta botërore, duke qenë se ata tashmë ofrojnë shërbim në qendrat kryesore të aviacionit civil siç është Abu Dabi”, thuhet në komunikatë.

Ata thonë se para një viti është hapur Hapësira e Lartë Ajrore dhe nga kjo hapje, fatkeqësisht Kosova është vendi i vetëm që nuk ka përfituar financiarisht, njëjtë as trafiku ajror që për destinim ka Kosovën.


SINKON ka ftuar të gjitha institucionet relevante që të reflektojnë në lidhje me situatën e krijuar dhe të mos lejojnë që një shërbim i rëndësisë jetike nacionale dhe ndër shërbimet e para profesionale të pavarësuara, i dëshmuar dhe i krijuar me sakrifica të degradojë më tej. “Mungesa e veprimit dhe çdo vonesë do të vinte në pikëpyetje mbarëvajtjen e operimeve komerciale, kjo pa dashjen tonë, në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thekson komunikata.

Ndryshe, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” – Kontrolli Ajror veprojnë dy organizma sindikalë, SINKON dhe SHSPKA, kjo e fundit përfaqëson punëtorët tjerë të kompanisë përveç kontrollorëve të trafikut ajror.

SINKON përfaqëson kontrollorët e licencuar të trafikut ajror në Kosovë. Në të janë të anëtarësuar me të drejta të plota 29 kontrollorë të trafikut ajror dhe njëherazi është e vetmja organizatë sindikale që gëzon të drejtën e përfaqësimit dhe prononcimit në emër të KTA-ve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori