LAJMI I FUNDIT:

Vihet në dyshim hapja e tunelit të Kalimashit në maj

Vihet në dyshim hapja e tunelit të Kalimashit në maj

Derisa kompania ndërtuese ”Bechtel & Enka” e ka caktuar 15 majin si datë të hapjes së tubit jugor të tunelit të Kalimashit, ”Savronik”, kompania menaxhuese e tunelit thotë se qarkullimi në Kalimash nuk do të mund të realizohet para qershorit.

“Nuk jemi gati”, ka theksuar shkurt njëri nga drejtuesit e kompanisë “Savronik”. Qeveria e Shqipërisë nuk ka dhënë ndonjë datë të prerë se kur do të hapet tuneli, ndërsa kontrata me kompaninë “Bechtel & Enka” parasheh datën 1 qershor, si datë të lëshimit të qarkullimit të automjeteve nëpër tubin jugor të tunelit. Punonjës turq të “Bechtel & Enka” kanë theksuar se kontrata e ka të shënuar 1 qershorin, por ata vetë si kompani kanë premtuar 15 majin si datë për lëshimin e tunelit, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë , të enjten punonjës të kompanisë “Savronik” pa ndërprerje po punonin për instalimin e pajisjeve elektromekanike në të dy tubat e tunelit. “Disa procese pune, siç janë shtrirja e kabllove dhe instalimi i disa pajisjeve, nuk mund të bëhen pa përfunduar të gjitha fazat e ndërtimit të tunelit”, shprehej një nga operatorët e kësaj kompanie.

Janë ndarë rreth 47 milionë euro që do të shërbejnë për pjesën logjistike të tunelit. Në këtë vlerë janë të përfshirë kamerat e kontrollit, salla e vëzhgimit, gjeneratorët, nënstacioni elektrik, sensorët e kontrollit të dyoksidit të karbonit, sensorët e lagështisë, impiantët e pastrimit të ujërave që dalin nga tuneli, si dhe makineritë e emergjencës.


Tubi verior i tunelit të Kalimashit është hapur gjithë bujë në qershor të vitit të kaluar, në prag të zgjedhjeve në Shqipëri dhe në prag të pushimeve verore. Qarkullimi nëpër të ka shërbyer gjatë verës për shumë udhëtarë nga Kosova që kanë mësyrë në rrugë të shkurtuar, qoftë bregdetin e Shqipërisë, qoftë Ulqinin.
Mirëpo, tubi ishte lëshuar pa u kryer të gjitha përgatitjet e duhura, kështu që është mbyllur sërish më 11 tetor. Tuneli ka pësuar, më pas, një shembje në nëntor dhe kjo ka shkaktuar valë të re punimesh dhe shpenzime shtesë .

Tani pritet fillimisht lëshimi në qarkullim i tubit jugor, ndërsa tubi verior, ai që është lëshuar gjatë verës së kaluar, pritet të lëshohet në mesin e sezonit veror. Në bazë të kontratës midis Qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Bechtel & Enka” , afati përfundimtar për përfundimin e dy tubave të tunelit është 31 korriku i këtij viti. Por ky afat, sipas drejtuesve të kompanisë ndërtuese, mund të mos arrihet, për shkak se pjesa e dëmtuar e tunelit është një formacion i dobët gjeologjik me shkëmb të shkërmoqur. /koha/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Kalo në kategori