LAJMI I FUNDIT:

Vidhen mbi 160 kilogramë argjend në thesarin e Trepçës

Vidhen mbi 160 kilogramë argjend në thesarin e Trepçës

Nga thesari i Trepçës në Zveçan janë vjedhur 160 kilogramë argjend. Zëdhënësi Arbër Beka tha se është arrestuar nga policia një personi i i nacionalitetit serb, i moshës 50 vjeçare, punëtor i kombinatit “Trepça” në Zveçan, mbi bazën e dyshimit për përfshirjen e tij në veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare” në lidhje me vjedhjen e 160 kilogramë argjend, konfirmoi policia.

Ndërkohë zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka deklaruar se zyrtarët përgjegjës të sektorit të kombinatit “Trepça” në Zveçan, kanë njoftuar dje autoritetet policore për mungesën e metalit të çmuar nga trezori i këtij kombinati.

Hetuesit policorë kanë konstatuar se nga trezori mungojnë 159,3 kg argjend, vlera e së cilit është raportuar të jetë rreth 50 mijë euro. Në lidhje me këtë, hetuesit e Policisë kanë intervistuar gjashtë persona përgjegjës të nacionalitetit serb, të cilët ishin të autorizuar për qasje në brendi të trezorit ku mbaheshin metalet.