LAJMI I FUNDIT:

Vettel siguron ‘pole position’

Vettel siguron ‘pole position’

Piloti i Red Bull-it, Sebastian Vettel, ka siguruar fillimin nga vendi i parë në garën e të dielës në Britani të Madhe- British Grand Prix, derisa lideri i kampionatit të sivjetmë të Formula 1, Jenson Button, ka shënuar provat më të këqija zyrtare të sezonit, duke u pozicionuar i gjashti.

Vendin e dytë e ka siguruar piloti i Brawn GP, Rubens Barrichello, ndërsa nga vendi i tretë starton Mark Webber me Red Bull-in e tij.

“Ka qenë një vikend fantastik nga fillimi deri në fund dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Të gjitha pjesët e reja që i kemi instaluar duket se po funksionojnë për mrekulli, kështu që mendoj se kemi bërë një hap përpara”, ka thënë Vettel i cili të dielën do të startojë në ‘pole position’ në Silverstone Circuit.