LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje, ngre padi ndaj PDK-së në Drenas

Vetëvendosje, ngre padi ndaj PDK-së në Drenas

Lëvizja Vetëvendosje sot ka paraqitur një kallëzim penal në organet gjyqësore kundër Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas dhe Drejtorisë së Urbanizmit, për uzurpim të pronës së paluajtshme komunale dhe dëmtim të buxhetit.

Padinë e ka dorëzuar këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje, Sokol Bylykbashi, i cili ka bërë të ditur se padia ka të bëjë me uzurpimet e pronës komunale në këtë qytet.

Siç bënë të ditur Vetëvendosje, PDK në Drenas që nga fundi i vitit 2009 e shfrytëzon në mënyrë të paligjshme dhe pa paguar qira, objektin që është pasuri komunale dhe për këtë duhet të jetë vendimi i Asamblesë Komunale, por edhe vendimi duhet të përmbajë pagesën e qirasë për shfrytëzim të objektit.


Vetëvendosje pohon se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Komunës është dhjetëra-mijëra euro.