LAJMI I FUNDIT:

Vetëm nga kualifikimi në finale, Juve përfiton 108 milionë euro

Vetëm nga kualifikimi në finale, Juve përfiton 108 milionë euro

Juventusi është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve dhe do të përfitojë së paku 108 milionë euro vetëm nga kualifikimi. Nëse ndodh që Zonja e Vjetër ta fitojë garën më të madhe evropiane, atëherë kjo shifër do të arrijë në 113.7 milionë euro.

Sipas Calcio e Finanza, Bianconerët e kanë qëlluar xhekpotin vetëm me pjesëmarrjen në Cardiff, ku pritet të luajnë kundër Real Madridit apo Atletico Madridit.

Paratë nga UEFA dhe të drejtat televizive, nënkuptojnë se vetëm me arritjen në finale, Zonja e Vjetër do të arkëtojë 108 milionë euro.


Zonja e madhe gati për finalen e Cardiffit (Video)
Lexo po ashtu Zonja e madhe gati për finalen e Cardiffit (Video)

Nga ana tjetër, nëse ngrenë trofeun që nuk e kanë bërë që nga viti 1996, totali i shumës së fituar nga bardhezionjtë do të jetë 113.7 milionë euro.

Kjo shumë do të jetë më e madhe se paratë që i fitoi Juventusi kur u kualifikua në finalen e Berlinit para dy vitesh dhe në fakt, më shumë se çdo klub tjetër që ka fituar gjatë një sezoni nga Liga e Kampionëve.

Në këtë shumë nuk janë përfshirë sponsorimet shtesë apo nga shitja e biletave që do të thotë se përfitimet e Bianconerëve janë shumë më të mëdha nga gara prestigjioze evropiane.

Nuk ka dyshim se këto para do të investohen në tregun e transferimeve në shënjestrat, si Marco Verratti, Federico Bernardeschi dhe Corentin Tolisso, që kërkohen nga Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori