LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 2 % e kompanive menaxhohen nga gratë

Vetëm 2 % e kompanive menaxhohen nga gratë

Një numër i vogël i grave në Kosovë janë pronare të ndonjë ndërmarrjeje private, thonë vetë menaxhere të kompanive dhe përfaqësuese të grave në këtë sektor.

Sipas tyre, mungesa e financave dhe mospërkrahja nga autoritetet kompetente, kanë bërë që përqindja e grave të përfshira në biznes të jetë shumë e ulët. Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë në dorëheqje, thonë se vazhdimisht ka pasur aktivitete që kanë të bëjnë me rritjen e interesimit të grave për t’u përfshirë në këtë fushë.

Në Kosovë vetëm 2 për qind e kompanive private menaxhohen nga gratë, thonë përfaqësuese të grave në biznes. /Rel/Telegrafi/