LAJMI I FUNDIT:

Vetëflijimi i nënës me tre fëmijët në lumin Bunë, ditë e trishtueshme në shkollën e dy vajzave të gjetura pa jetë

Vetëflijimi i nënës me tre fëmijët në lumin Bunë, ditë e trishtueshme në shkollën e dy vajzave të gjetura pa jetë

Mëngjesi ka qenë i trishtueshëm këtë të martë në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër.

Me lule në duar e dhimbje në shpirt, nxënësit i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshataret e tyre që humbën jetën tragjikisht pasi nëna Alma Arrazi dyshohet se u vetë mbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët.

Një prej bankave të klasës së dytë është bosh. Aty duhej të ishin ulur dy vajzat, Ergesa 9 vjeçe dhe Gresa 8 vjeçe. Mësuesit i përshkruajnë si dy nxënëset shembullore që rrezatonin vetëm mirësi.


Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër
Lexo po ashtu Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Prindërit nuk kanë fjalë të flasin për këtë tragjedi, pasi dhimbja është e madhe për të gjithë.

“Është një fatkeqësi, s’kam fjalë. Gjëra të tilla mos me ndodh kurrë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve. Jam pa fjalë”, shprehen prindërit.

Dy vajzat humbën jetën tragjikisht, pasi nëna e tyre u vetë hodh në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët më 2 maj. Deri më tani janë gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit.

Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi dhe djalit 3 vjeç. Nëna Arrazi e mori vendimin ekstrem pas dhunës psikologjike dhe tradhtisë nga i shoqi, Erdys Arrazi i cili tashmë është vënë në pranga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori