LAJMI I FUNDIT:

Vështirë do ta ketë Qeveria e re

Vështirë do ta ketë Qeveria e re

Qeveria e re e cila u votua dje, do ta ketë vështirë sipas ekspertëve pasi që i duhet shumë punë së pari duhet të krijojë një buxhet të qëndrueshëm si dhe të ketë rritje më të madhe ekonomike. Po ashtu, do të duhet që Kosova të anëtarësohet edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare financiare, në mënyrë që të përfitojë nga to.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi, tha për Telegrafi se qeveria e re e zgjedhur duhet të krijoi një buxhet të qëndrueshëm. Sipas tij, do të kenë mjaftë vështirësi.

“Së pari Qeveria, duhet të krijoi një buxhet të qëndrueshëm, pastaj duhet të vazhdohet futja e kapitalit privat në kompanitë publike, reformat në ambientin biznesor dhe një politike e qartë në raport me investitorët e huaj”, theksoi Rukiqi.

Eksperti i ekonomisë, Nagip Skënderi, tha se Qeveria e re duhet të bëjë një stabilitet makroekonomik dhe sociale, për të mos pasur pakënaqësi dhe rritjen e ekonomike në mënyrë që të rritet punësimi.


Sipas tij, duhet të bëhen përpjekje që të behët anëtarësimi i Kosovës në organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe në organizatat e tjera.

“Qeveria e re duhet që të merret me stabilizimin social dhe rritjen e vendeve të punës, pasi që inflacioni në janar prej 7.4 për qind ka treguar se punët nuk janë mirë”, tha Skënderi, për Telegrafi.

Përveç këtyre qeveria e Kosovës që në start do të përballen edhe me mos respektimin e CEFTA-s dhe bllokadën e produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/