LAJMI I FUNDIT:

Veseli tregon se si u nominua Haradinaj për kryeministër

Veseli tregon se si u nominua Haradinaj për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, pas lidhjes së koalicionit parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, ka thënë se ky vendim është marrë në të mirë të qytetarëve dhe po ashtu e quajti koalicion që është në të mirë të qytetarë dhe orientimeve perëndimore.

Ai në një intervistë për RTK tha se PDK ka interes përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe është parti e veprimit, që ka prioritet interesin e qytetarëve.

“Me Ramushin, një koleg me të cilin kemi qenë bashkërisht në luftën për vendin tonë, kemi arritur koalicion për të mirën e vendin tonë. Së bashku me Ramushin do ta kemi një fillim të ri, për ta zhvilluar ekonominë dhe ecjen përpara në zhvillimet euroatlantike”, tha Veseli.


“Në qoftë se nuk mendoj për fëmijët e Kosovës, siç mendoj për katër fëmijët e mi, atëherë edhe politikën do ta lë dhe nuk do të doja asnjë përkrahje, por jam i vendosur për të ecur përpara”, tha lideri i PDK-së, transmeton KosovaPress.