Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos udhëheq me inate, por të bisedojnë me opozitë për t’u tejkaluar situata ekonomike në të cilët gjendet Kosova.
“Të ç’bllokohet Qeveria, nuk duhet të udhëheq me inat, duhet të ulet bashkarisht me ne, ta tejkalojë situatën ekonomike të cilën e kemi bashkarisht. Të mos prodhojë lajme të cilat kanë vetëm qëllim social, duke u munduar të joshë përmes trustit pensional, për arsye se nuk është trusti e vetmja zgjidhje, është prodhimi, këto fabrika, rrotullimi i këtyre makinerive ajo që e zgjedh problemin ekonomik dhe social në Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Këto komente, Veseli i bëri gjatë vizitës së fabrikës së pelenave, në Topanicë të Kamenicës.
Ai e ka cilësuar si të dhimbshme që pronari i kësaj fabrike i cili ka ardhur nga jashtë që të investojë në Kosovë, të mos përkrahet nga Qeveria.
“Në fakt, është e dhimbshme kur e sheh një investim të tillë, rreth 600 mijë franga, të ardhura nga një njeri i yni i Kosovës të investojë në vendin e vet, prodhojë në vendin e vet, t’i ofroj mundësi familjeve, punëtore të vendit të vet, që të kenë edhe të ardhura, që të mos përkrahet edhe nga shteti. 6 muaj janë të pakos së rimëkëmbjes ekonomike që presin, diku janë me mira biznese, edhe 286 mijë familje të cilat mbahen pikërisht nga sektori i privat, si në këtë fabrikë të Zijadinit që presin përkrahje nga shteti, 6 herë dështime në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thotë ai.
Veseli thotë së ndërmarrësit kanë mbushur buxhetin e Republikës së Kosovës, mirëpo Qeveria ka dështuar në përkrahje të tyre.
“Është hera e parë pas 21 viteve që këta ndërmarrës të cilët e kanë bërë buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës, e kanë mbushur me taksat e tyre, me punën e tyre të ndershme, që kanë pasur nevojë nga shteti, nga Qeveria, edhe këtë herë është duke dështuar. Vërtetë është e dhimbshme edhe nga ky vend, nga kjo fabrikë e pelenave për fëmijë, ‘Tina’ një prodhim jashtëzakonisht cilësor i cili ka arritur të ketë plasmanin në gjithë Republikën e Kosovës, por edhe jashtë, në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Veseli.
Veseli gjithashtu thotë se është rast i rrallë kur opozita është e gatshme ta përkrahë një pako të rimëkëmbjes ekonomike.
“Një mentalitet vërtetë bllokues nga dy qeveritë, edhe ajo paraprake e cila qëndroj vetëm 52 ditë, edhe kjo e cila po qëndron këtu. Po qëndron lodhshëm, nuk pranon, rast unikat në botë ndoshta kur opozita është e gatshme të përkrahë një pako të rimëkëmbjes ekonomike, në fakt edhe të propozojmë si Partia Demokratike e Kosovës dhe Qeveria, do të thotë të jetë e bllokuar për gjashtë muaj. Gjashtë herë ta dërgoj në Kuvend, mos të ulet me Odat Ekonomike, mos të ulet me ndërmarrësit si Zijadini, dhe ndërmarrësit tjerë”, ka thënë Veseli.
Ndërsa pronari i kësaj fabrike, Zejadin Ismajli thotë se kjo është vizita e parë nga një politikan, ku dhe shprehet falënderues ndaj kreut të PDK-së.
“Është vizita e parë që na viziton një nga politika. Siç po e shihni edhe vet, në makinën e kemi të nxjerr nga përdorimi, shkaku i epidemisë. Ne nuk e kemi ndihmesa nga shteti, po as vizita nuk kemi pasur kurrë. Kjo është vizita juaj e para dhe ju falënderoj përzemërsisht që na keni bërë një vizitë”, ka thënë Ismajli.
Veseli po vazhdon vizitën në Kamenicë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker