LAJMI I FUNDIT:

Verë e çmendur në futboll, deri më tani 3 miliardë euro transferime – Prinë Liga Premier e pasuar nga Serie A (Foto)

Verë e çmendur në futboll, deri më tani 3 miliardë euro transferime – Prinë Liga Premier e pasuar nga Serie A (Foto)

Vera e vitit 2017 me shumë mundësi do të jetë ajo më e zjarrta në afatin kalimtar të transferimeve në futboll.

Deri tani në pesë kampionatet më të rëndësishme të futbollit evropian janë bërë shpenzime marramendëse me klubet që në total kanë arritur vlerën e 3 miliardë Eurove të nxjerra nga arkat e tyre.

Në krye qëndron padyshim Liga Premier me 1 miliard euro të shpenzuara për blerje lojtarësh.


Futbollistët që kanë kushtuar më shumë në Angli janë Lukaku e Morata për të cilët Manchester United e Chelsea shpenzuan respektivisht 85 dhe 80 milionë euro.

Por nuk kanë mbetur pas Arsenali e Manchester City me blerjet e Lacazette, Walker dhe Mendy, shkruan Top-Channel.

Serie A është kampionati i dytë që ka shpenzuar më shumë; 704 milionë euro.

Në futbollin italian rolin e protagonistit absolut e mori pikërisht Milani që ka shpenzuar 133 milionë Euro për të sjellë në Milano Bonuccin, Andre Silvën, Franck Kessie dhe Andrea Contin.

Në Francë, shifra e derdhur është 533 milionë euro dhe nga këto, 222 milionë kanë shkuar vetëm për blerjen e kartonit të Neymar, ndërkohë që transferimi i dytë më i shtrenjtë në këtë kampionat është ai i Tielemans te Monaco për 25 milionë euro.

Në Gjermani, shifra e shpenzuar është 471 milionë euro dhe këtu pjesën e luanit e mban Bayerni i Mynihut që ka shpenzuar 82.5 milionë euro për blerjen e 3 futbolluistëve; Tolisso, Coman dhe Sule.

Nuk ka qenë kaq aktive Liga spanjolle deri në këtë moment. 365 milionë euro është shifra e shpenzuar nga klubet iberike ku në krye është Real Madridit që deri tani ka shpenzuar 71 milionë euro për blerjen e Vincius e Theo, ndërkohë që rivalët e Barcelonës kanë shpenzuar 30 milionë euro për Semedon.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori