LAJMI I FUNDIT:

Verbohet pas 4 ditëve të lojës së pandërprerë në kompjuter

Verbohet pas 4 ditëve të lojës së pandërprerë në kompjuter

Pas një fjalosjeje që kishte pasur me bashkëshorten e tij, një kinez kishte shkuar në një internet-cafe, nga i cila nuk kishte dalë plot katër ditë.

Mirëpo, pas katër ditësh i ndodhi një gjë shumë e keqe, ai kishte humbur të pamurit – ndërsa mjekët kishin konstatuar verbimin e përkohshëm.

Loja e tepërt gjithsesi se prishë punë – ndërsa ata që e teprojnë tej mase mund edhe të dëmtojnë seriozisht organet vitale.

Sipas gazetës China Daily, zotëriu Xu nga Xining, kryeqytet i provincës Qinghai, kishte luajtur një lojë për katër ditë më radhë, pasi ishte fjalosur më parë me bashkëshorten e tij.


Megjithatë, nuk bëhet e ditur se çfarë loje ka luajtur personi në fjalë. /Telegrafi/