LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Policia e Uashingtonit shpesh merr raportime për kafshë – bagëti e qen problematikë.

Por, telefonata që ata morën së fundmi nga një grua që po përndiqej nga dhjetëra rakunë pranë shtëpisë së saj në Poulsbo, ka ngjallur reagime, përcjell Telegrafi.

Gruaja raportoi se duhej të ikte nga prona e saj pasi 50 deri në 100 rakunë po e ndiqnin.


Ajo u tha policisë se filloi të ushqente një familje rakunësh dekada më parë dhe ishte mirë deri rreth gjashtë javë më parë, kur numri i tyre shkoi në rreth 100.

Deri më tani, nuk është e qartë se çfarë bëri që numri i tyre të rritej papritur. /Telegrafi/