Gjatë gjithë vitit ëndërrojmë dhe presim me padurim që të vijë vera. Mezi presim që të shtrihemi në plazh, të dëgjojmë valët e detit dhe pranë ta kemi një libër të mirë të cilin e lexojmë kur nuk jemi duke dremitur
Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
E kemi provuar çdo vit se disa ditë në plazh me disa orë në ditë not në valët e detit dhe me ndjesinë e rërës midis gishtave të këmbëve bën mrekulli dhe ndikon jashtëzakonisht pozitivisht në kondicionin fizik dhe mendor gjatë shumë muajve më pas.
Deti ndikon shumë pozitivisht në trupin tonë! Kjo vlen për të gjithë…e edhe për shtatzënat. Nëse jeni shtatzënë, kjo nuk do të thotë se duhet të anuloni pushimin dhe të “sakrifikoni” qejfin e jashtëzakonshëm që ofron një ose dy javë në det. Por, janë disa këshilla të cilat duhet t’i përfillni në mënyrë që të jeni të sigurt se gjithçka me shtatzëninë do të jetë në rregull.
1. Pini shumë ujë! Gratë shtatzëna duhet të pijnë shumë ujë. Në asnjë mënyrë nuk duhet që të dehidroheni dhe kjo mund të ndodh lehtësisht gjatë shtatzënisë. Nëse qëndroni në diell për rreth një orë, ju duhet të pini së paku 250 mililitra ujë.
Nëse dehidroheni bebja juaj e ka më të vështirë që të furnizohet me oksigjen dhe me materie tjera ushqyese dhe kjo ndikon negativisht në zhvillimin e bebes.
Duhet ta keni parasysh se edhe nëse qëndroni në hije ose nën çadër dhe fryn erë e lehtë, pra ndjeheni krejtësisht rehatshëm dhe nuk djersitni, prapëseprapë uji largohet nga organizmi përmes avullimit dhe mënyrave tjera (pra, uji nuk humbet nga trupi juaj vetëm përmes djersës, por ka edhe rrugë të tjera të eliminimit).
2. Mos rrini në diell! Nga ora 11 deri në ora 16 nuk rekomandohet qëndrimi në diell për të gjithë ne, por tash kur jeni shtatzënë përpiquni që të mos qëndroni në diell edhe para mesditës si dhe pas orës katër të pasdites.
Qëndroni kryesisht në hije dhe ndihmoni trupit tuaj që të ndjehet freskët.
3. Mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e diellit. Është shumë me rëndësi që lëkura juaj të mbrohet nga dielli. Gjatë shtatzënisë lëkura juaj është shumë më e ndjeshme nga rrezeve ultraviolet. Nëse lëkura juaj digjet, rrjedhimisht rritet temperatura juaj trupore dhe kjo shkakton probleme për ju dhe për beben tuaj.
Lyeni lëkurën tuaj me krem për mbrojtje nga dielli me faktor mbrojtës së paku 40 (SPF 40). Lyeni lëkurën tuaj shpesh. Kontrolloni përmbajtjen e kremit ose vajit dhe shikoni se mos ka kimikalie tjera në të; mos e merrni nëse ka oksibenzon.
4. Noti dhe shtatzënia. Një nga arsyet pse shkojmë në det është se kalojmë shumë orë duke notuar. Tash kur jeni shtatzënë nuk do të thotë se nuk mund të notoni. Përkundrazi, noti është aktivitet fizik shumë i preferuar për shtatzënat. Noti zvogëlon dhimbjet e shpinës dhe të nyjeve. Mund të laheni sa herë të doni dhe sa shpesh që të doni, por është mirë që pas larjes t’i ndërroni rrobat e larjes. Pra, është mirë që rrobat e banjës të mos teren në trupin tuaj, sepse në këtë mënyrë favorizohet shfaqja e infeksioneve.
Përpiquni që të mos gëlltitni ujin e detit (ose të pishinës), sepse papastërtitë ose kimikaliet mund të shkaktojnë probleme gastrointestinal.
Mos rrëshqitni në ujë! Ju mund të keni qejf që të hipni në dërrasë për rrëshqitje në ujë dhe t’ju tërheq ndonjë varkë motorike, por kjo nuk është e sigurt sepse mund të përplaseni dhe rrjedhimisht mund të rrezikohet bebja.
5. A mund të hani peshk! Po, por mos hani çdo ditë! Ka lloje të peshkut që kanë shumë zhivë dhe këto lloje peshku nuk guxojnë të hahen gjatë shtatzënisë (mishi i peshkaqenit, sushi etj), por peshku që rritet në lumenjtë tanë si dhe llojet tjera të peshkut që hahen tek ne nuk janë të rrezikshme.
6. Mbroni lëkurën tuaj nga pickimi i mushkonjave! Merrni me vete krem për mbrotje nga mushkonjat dhe përpiquni që dhoma ku fleni të mos ketë mushkonja.
Mushkonjat përveç se e irritojnë lëkurën tuaj, ato mund të shkaktojnë edhe infeksione të cilat ndonjëherë mund të jenë të rrezikshme.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën