LAJMI I FUNDIT:

Vepro Bedri!

Vepro Bedri!

Bankat komerciale në Kosovë kanë thyer të gjitha rekordet që nga paslufta sa i përket fitimeve të realizuara, duke e kaluar kështu shumën prej 60 milionë euro gjatë vitit që lamë pas.

Këto fitime astronomike janë arritur falë kamatave të shtrenjta në kredi, si dhe shtrenjtimit të shërbimeve bankare për klientët.

Megjithatë, zyrtarë të lartë të BQK-së thonë se nuk kanë të drejtë të vendosin lidhur me tarifave e shërbimeve bankare. “Në pajtim me politikat dhe rregullativën ekzistuese, BQK-ja nuk vendos dhe nuk ndikon në vendosjen e çmimeve për shërbime bankare të bankave komerciale”.


Bankat kanë të drejtë të vënies çmim të produkteve dhe shërbimeve të tyre, dhe klienti është ai që mund të zgjedhë bankën për kryerjen e shërbimeve të tij. /Zëri/Telegrafi/