Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të martën se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokuror të Shtetit, një vit e gjysmë pasi Këshilli Prokurorial e kishte zgjedhur atë për këtë pozitë.
Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se ka pasur “10 shkelje në procedurën e përzgjedhjes” dhe se “është e obliguar, duke pasur parasysh shkeljet, të mos e bëjë dekretimin” e Isufajt për kryeprokuror.
E nga Presidenca e kanë publikuar edhe dokumentin që Osmani ia ka dërguar Këshillit Prokurorial lidhur me këtë çështje, ku ndër të tjera thuhet se “procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit është përcjellë me raportime e reagime për parregullsi të shumta, nga organizatat e pavarura që kanë monitoruar procesin e zhvilluar në KPK, duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit prokurorial në vendin tonë”.
“Sikurse organizatat joqeveritare që e kanë monitoruar procesin, ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë kanë shprehur shqetësime publike lidhur me integritetin e procesit të zhvilluar nga KPK-ja. Këto shqetësime më janë paraqitur edhe mua nga një numër organizatash që kanë monitoruar procesin e zhvilluar në KPK për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ekziston një vlerësim i përgjithshëm i këtyre monitoruesve se procedura e zhvilluar në KPK është përcjellë me mosrespektim të disa kritereve dhe parimeve themelore kushtetuese, respektimi rigoroz i të cilave është parakusht për garantimin e një propozimi të ligjshëm për Kryeprokuror të Shtetit, si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve në instancën më të lartë të sistemit prokurorial. Këto vërejtje kanë të bëjnë me dështimin e vlerësimit të duhur të integritetit dhe profesionalizmit të kandidatëve e po ashtu edhe me mosrespektimin e parimit të ligjshmërisë, transparencës, meritokracisë dhe barazisë para ligjit”, thuhet në dokument. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës