LAJMI I FUNDIT:

Vendimi kontravers i Panelit të OSHP-së

Vendimi kontravers i Panelit të OSHP-së

Një vendim i Panelit Shqyrtues të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) nxjerr në pah probleme të mëdha brenda gjykatës së tenderëve në vend.

Këta të fundit po i aprovojnë si të bazuara ankesat e operatorëve ekonomikë në vend edhe atëherë kur eksperti shqyrtues, i cili është përgjegjës për shqyrtimin e lëndës, e thotë të kundërtën.

Rasti i fundit është me tenderin “Zgjidhja komplete për sistemin e pagesave përmes mobilit (e-Commerce)”, ku në fund të vitit që lamë pas dy operatorët ekonomikë “Vestigo” nga Kroacia, si dhe “DataProgNet” nga Ferizaj, kanë bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kundër vendimit të PTK-së rreth këtij tenderi. /Zëri/Telegrafi/