LAJMI I FUNDIT:

Vendimet e BQE-së, nuk e nxjerrin Eurozonën nga “mjerimi” ekonomik

Vendimet e BQE-së, nuk e nxjerrin Eurozonën nga “mjerimi” ekonomik

Pavarësisht se Banka Qendrore Europiane (BQE) surprizoi tregjet me vendimet e së enjtes, ekspertët e ekonomisë mendojnë se nuk ishte lëvizja vendimtare, por më tepër një aperitiv.

Gjithsesi aksionet e së enjtes – ulja e normës bazë të interesit në 0.05 për qind, ulja e interesit për depozitat në -0.2 për qind dhe blerja e aseteve të sektorit privat, janë interpretuar nga ekspertët si lëvizjet e fundit përpara vendimit final: një program multi-trilionë euro për të blerë bonot qeveritare, që ndryshe quhet “Bazooka”. Tashmë Banka Qendrore Europiane do të blejë vetëm asetet e sektorit privat, por kjo lëvizje nuk është e mjaftueshme për ta nxjerrë Eurozonën nga “mjerimi” ekonomik.

Por, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ekspertëve, nuk ishte ulja e normës së interesit, por fakti që Draghi lejoi që vendimet të merreshin me shumicë votash. Dhe vetëm disa bankierë qendrorë ishin kundër. Kjo do të thotë ata dëshirojnë për të ecur përpara dhe janë më të vendosur mbi këtë pikë se ç’ishin disa muaj më parë. Sa i përket uljes së normës bazë të interesit, ajo ishte më tepër simbolike. Ulja e normës duhet të shihet si një deklaratë që banka qendrore është më e alarmuar sot, krahasuar me qëndrimin e qershorit, raporton Scan-Tv.


Programi i blerjes së aseteve të sektorin privat është vendimi më i rëndësishëm, pasi është cilësuar si një lehtësim sasior, por në një shkallë më të vogël. Blerja e aseteve përfshin bonot e emetuara nga bankat që kanë garanci një kolateral dhe tituj të mbuluar me asete. Këto të fundit janë tituj të emetuara nga bankat ndaj kredive që kanë thënë, për shembull, për individët apo kompanitë.

Një blerje e këtyre obligacioneve do ta bëjë më të lehtë për bankat të japin hua, pasi riskun do ta kalojnë tek Banka Qendrore Europiane. por, pavarësisht këtyre aksioneve, analistët mendojnë se Banka Qendrore do të ketë një rrugë shumë të gjatë për të nxjerrë Eurozonën nga rritja e dobët ekonomike. /Telegrafi/