LAJMI I FUNDIT:

Vendet prodhuese mund të furnizojnë tregun me naftë

Vendet prodhuese mund të furnizojnë tregun me naftë

Vendet prodhuese dhe konsumatore i kanë mundësitë për furnizimin e tregut me naftë, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IAE), që thekson se rezervat strategjike të vendeve të saj anëtare mund të mbulojnë 145 ditë importe.

Vendet konsumatore dhe ato prodhues i kanë mjetet në dispozicion për të furnizuar me naftë tregun në mënyrën e duhur, ndërkohë që çmimet janë rritur për shkak të krizës në Libi.

Së bashku, anëtarët e kësaj agjencie kanë 1.6 miliardë fuçi naftë rezerva për raste urgjente, ose një mbulim për 145 ditë të importit të anëtarëve të saj.

Ndërsa vendet prodhuese, kanë kapacitete të gjera në gatishmëri, shton agjencia, ndërkohë që Arabia Saudite, prodhuesi më i madh i OPEC-ut njoftoi se karteli do të rrisë prodhimin në rast mungese.


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se 500 000 deri 750 000 fuçi naftë bruto në ditë, ose më pak se 1 për qind të konsumit të përditshëm botëror, janë hequr deri tani nga tregu. /Telegrafi/