LAJMI I FUNDIT:

Vendet e G-20 grinden rreth disbalancave në tregti

Vendet e G-20 grinden rreth disbalancave në tregti

Pak para samitit të 20 vendeve më të industrializuara dhe atyre në ekspansion industrial (G 20), është ashpërsuar polemika rreth disbalancave në tregtinë botërore. Në një takim përgatitor në kryeqytetin koreanojugor Seul, qeveritë ngulën këmbë në pozicionet e tyre. Pjesëmarrësit folën për diskutime "të ndezura".

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, në një letër drejtuar shteteve të tjera pjesëmarrëse, bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në reduktimin e disbalancave mes vendeve të suksesshme në eksport dhe vendeve importuese me borxhe të larta. Kontributi më i rëndësishëm i SHBA-së është në këtë kuadër një ekonomi i fortë.

Para së gjithash Kina dhe SHBA-ja akuzohen se i mbajnë në mënyrë artificiale të ulëta kurset e këmbimit të valutave kombëtare, për të përfituar avantazhe në eksporte. Shumë shtete, ndër to edhe Gjermania, janë në qendër të kritikave për shkak të tepricës në bilancin tregtar, pra për eksporte më të larta se importet.

Sipas Deutsche Welles Kancelarja Merkel tha se sukseset e vendit të saj në eksport tregojnë se sa konkurruese janë produktet gjermane në tregun botëror. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori