LAJMI I FUNDIT:

Vendet e eurozonës me pakt unik

Vendet e eurozonës me pakt unik

Vendet e eurozonës kanë rënë dakord për vazhdimin e politikave të tyre ekonomike në një pakt koordinimi të ngushtë me konkurrencën. Mes vendeve me monedhën e përbashkët ekziston një unitet për një pakt të tillë, tha kancelarja Angela Merkel pas samitit të BE-së në Bruksel

Ajo e kishte propozuar një pakt të tillë së bashku me presidentin francez Nicolas Sarkozy. Hollësitë e kësaj marrëveshjeje do të diskutohen në nja takim të vendeve të eurozonës në mars.

Propozimet e bëra bëjnë të mundur frenimin e borxhit si në Gjermani, si dhe standarte të përbashkëta për tatimet e sipërmarrjeve, për shpenzimet lidhur me risitë dhe moshën e daljes në pension. /Telegrafi/