Nga: Edi Rama
Vedat Kokona “na lundron me një këpucë zonjëje në dallgët e etherit. Mikrokozmosi ynë nuk i pëlqen aq shumë dhe preferon të shëtisë nëpër stratosferë në bishtin e ndonjë ylli të këputur, që vjen rrotull në vetmi pa iu bindur ligjit të gravitetit. Kur mërzitet së dëfryeri nëpër komete e yje, i ka ënda të jetojë në gjirin e nymfave e të nereidave. Pra, anakronik se anakronik”. Ja kështu e shihte vetveten me përkëdheli autori autoironik i këtyre rreshtave, kur ende nuk i kishte mbushur të tridhjetat.
I lindur 107 vjet më parë në Izmir të Anatolisë, në një familje kadilerësh prej Gjirokastre, Vedat Kokona ishte edhe një nga personalitetet më kozmopolite të letrave tona të shekullit XX. Sot ai fle në paqe mbi dafinat e merituara të Urdhrit të Arteve dhe Letrave e mbi Palmat Akademike, me të cilat u nderua nga Franca mirënjohëse, mëma e arteve dhe e letrave siç e quante i madhi Ronsard. Natyrë e parapjekur, “précoce” siç do ta thoshte vetë në frëngjishten e tij sublime, Vedat Kokona, i pajisur me një “bac philo” nga Liceu i Korçës dhe një diplomë në drejtësi në Paris, u ushqye nga kultura franceze, por si gjirokastrit i mirë nuk ia fali asaj të tërë pjesën e luanit. Shkruajti në shqip romane, poema dhe artikuj, përktheu vepra botërore nga anglishtja dhe rusishtja, e u dhuroi lexuesve të huaj, në gjuhët e tyre, thesaret e Naimit, Nolit, Lasgushit e me radhë.
Themelues i Revistës Letrare, me Kutelin e të tjerë, Vedat Kokona ishte mëkuar qysh i ri nga universi i paanë i fondeve leksikore, e kësisoj ky fanatik i Larousse-it numërohet sot mes hartuesve më të suksesshëm të disa fjalorëve dhe metodave të artit të të shkruarit, sikundër edhe një nga pedagogët më të admiruar nga brezat.
Mjafton edhe vetëm kjo foto e këtij princi të gjuhëve, për t’u joshur në zbulimin e jetës së tij romaneske dhe zhytur në leximet e letrave që ai la në thesarin e kulturës sonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Legjenda e El Dorados

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës