Ka vazhduar seanca e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ku në rend dite janë ankesat dhe parashtresat e LSDM-së, e cila konsideron se ka parregullsi në zgjedhje dhe me këtë rast i janë marrë vota, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para fillimit të seancës, përfaqësuesi i autorizuar i ”Koalicioni për jetë në Maqedoni”, që udhëhiqet nga LSDM-ja, i ka tërhequr dy nga katër ankesat dhe parashtresat e pa shqyrtuara. Pra mbeten të shqyrtohen vetëm dy parashtresa.
Tani për tani shqyrtohet një ankesë në lidhje me çështjen e mbledhjes së votave dhe raportimit në KSHZ.
15:15
Me 7 vota kundër dhe 2 vota pro, u hodh poshtë parashtresa e LSDM-së për kërkesën e rivotimit në vendvotimin 1978, që sipas LSDM-së, nuk ka patur përputhje të numrave në procesverbal dhe atij të shuëmzimit dhe raportimit në KSHZ. Paraprakisht u refuzua edhe propozimi për ta rinumëruar këtë vendvotim.
16:00
Në KSHZ ishin anëtarët e këshillit zgjedhor të vendvotimit 2016 në fshatin Odri. Procesverbali duhet të ketë më tepër se tre nënshkrime për të qenë i pranuar. Ermira Fetai u pyet se përse nuk ka nënshkrime tjera dhe kush ka qenë i pranishëm kur është nënshkruar pasi që ka mospërputhje. Fetai përgjigjet se të gjithë kanë qenë të pranishëm. Procesverbali është përmirësuar pa praninë e anëtarëve tjerë dhe është nënshkruar vetëm nga dy anëtarë, kurse të tjerët kanë marrë vesh për këtë gjë, pas dy ditësh.
Fetai thotë se ata që kanë pranuar shifrat kanë bërë ndryshim të shifrës për një numër më tepër. Karbonizimi i procesverbalit është bërë me praninë e të gjithë anëtarëve, por ndryshimi ka ndodhur te personat e IT-së të KSHZ-së.
Ermira Fetai thotë se në Komisionin zgjedhor komunal është bërë një ndryshim, me ç’rast ka dalë një mospërputhje të numrave nga procesverbali dhe regjistrimi elektronik.
Me 5 vota për, dhe 4 kundër, u vendos që të bëhet kontrollë i tërë materialit zgjedhor në këtë vendvotim.
16:50
KSHZ-ja e shqyrtoi edhe një herë çështjen e vendvotimit 0396/1 që përfshihet në njërën nga ankesat dhe parashtresat e Lëvizjes Besa. Fillimisht u hodh poshtë propozimi për t’i ndëgjuar edhe një herë dëshmitë e anëtarëve të komisionit për këtë vendvotim.
Në këtë vendvotim kontestohet votimi prë një person, që sipas Lëvizjes Besa, tjetër kush ka votuar për Fatime Sulejmanin. Nga ekspertiza e grafologes, del se nënshkrimi në listën e votuesve nuk është autentik me nënshkrimin e Fatime Sulejmanit, pra nuk është nënshkruar nga Fatime Sulejmani.
Nga ana tjetër, edhe Fatime Sulejmani ka dëshmuar se nuk është lejuar që të votojë, sepse dikush tashmë kishte votuar për të.
Me 6 vota pro, dhe 3 vota kundër, u pranua ankesa e Lëvizjes Besa. Vendvotimi 0396/1 shlyhet, ndërsa rivotim do të ketë vetëm nëse votimi i ri do të ndikojë në ndryshim të rezultatit të përgjithshëm.
18:35
Pas verifikimit të materialit zgjedhor për vendvotimin 2016 në fshatin Odri, që është pjesë e NjZ6, u vërtetua se fletëvotimet përputhen me numrat në procesverbalin e dorëzuar në KSHZ. Prandaj, u hodh posht ankesa e LSDM-së.
20:10
Pas një pauze njëorëshe, Komisioni Shtetëror Zgjedhor u mblodh, por vetëm për të njoftuar se do të vazhdojë me përgatitjen e raportit në lidhje me vendimet e sjella deri tani. Sa i përket parashtresës së fundit të LSDM-së, kryetari i komisionit, Aleksandar Çiçakovski tha se i njëjti do të shqyrtohet nesër para dite, në ora 11./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë