LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së tetë të Kuvendit – sot u regjistruan edhe 34

Vazhdon regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së tetë të Kuvendit – sot u regjistruan edhe 34

Edhe sot ka vazhduar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 34 deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.

Ndërkaq, nesër do të regjistrohen deputetët nga Lista Serbe dhe nga komunitetet tjera pakicë.


Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00. /Telegrafi/