LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ndriçimi publik në shumë fshatra dhe lagje të Prishtinës

Vazhdon ndriçimi publik në shumë fshatra dhe lagje të Prishtinës

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës ka vijuar me zbatimin e projektit për zgjerimin e ndriçimit publik.

Deri më tani sipas Komunës së Prishtinës ky projekt është në fazën përfundimtare në këto lagje dhe fshatra: “Muharrem Fejza – Mati 1”, “Ceshmja – Matiqan”, “Prugovci II”, “Vranidoll i poshtëm”, “Mentor Retkoceri, afër hekurudhës”, “Ahmet Delia”, “Xhelal Hajda”, “Esad Berisha”, “Nesret Krasniqi”,”Jashar Erebara”, “Nasjet Selimi”, “Ernest Zariqi”, “Viktor Hygo”, “Jan Kukuzeli”, “Lidhja e Prizrenit”, “Musine Kokollari”, “Murat Xhakla”, “Haxhi Zeka”, “Çeta e Llapit”, “27 Nentori”, “Holgen Petersen”, “Nail Hyseni”, “Nazim Hikmet”, “Halim Spahia”, “Dëshmoret e Sharrit”, “Qorr Ilazi”, “Vellezerit Rama”, “Ismet Bicaj”, “Fadil Bala”, “Shaban Shala – përfshirë edhe rrugën lidhëse”, “Asdreni”, “Marin Barleti”,” Rexhep Krasniqi, me rrugën lidhëse”, “Enver Maloku – krahu i djathtë”, njofton Komuna e Prishtinës.

Në disa pjesë janë duke u vendosur trupat ndriçues, ndërsa së shpejti do të fillojnë punët edhe në lagjet e tjera të Prishtinës. /Telegrafi/