LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes

Vazhdojnë investimet në rrjetin e shpërndarjes

KEK-u me qëllim të rritjes së sigurisë së furnizimit, ofrimit të shërbimeve më kualitative dhe rritjes së vlerës së Distribucionit po vazhdon me investime në Rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike. Për këtë qëllim është nënshkruar kontrata për rinovimin e trafostacionit TS 110/35 kV Palaj, ku do të ndërtohet edhe një linjë e re 110/35 kV (kilovolt). Financimi i cili do të bëhet nga vetë korporata.

Drejtori Menaxhues i KEK-ut Arben Gjukaj tha se ky investim e bën më të sigurt funksionimin e hallkave të Korporatës, përkatësisht minierave dhe distribucionit si parakusht për hallkën tjetër, sigurimin e prodhimit konstant të energjisë elektrike.

Me rindërtimin e trafostacionit Palaj, furnizimi i Mihjeve me energji elektrike sigurohet në nivel të mjaftueshëm, sigurohet furnizimi i pompave të ujit të Ferronikelit në Bivolak si dhe i banorëve në rrethinën e trafostacionit.

Aktualisht ky trafostacion furnizohet nga një largpërçues 110 kV i vetëm dhe nuk e plotëson kriterin e furnizimit N-1. Kjo do të thotë se pas kryerjes së investimit, në rast të ndonjë prishje konsumatorët e lartshënuar do të kenë daljen rezervë dhe nuk do të mbesin asnjëherë pa energji elektrike.


Investimet në Rrjetin e Shpërndarjes po bëhen edhe në lokalitete tjera anekënd Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori