Vazhdojnë hetimet për tragjedinë në Koçan, mbi 20 persona të dyshuar, pesë pacientë në gjendje kritike

Mbështetja financiare nga donacionet e grumbulluara nga sot përmes Kryqit të Kuq do të paguhet për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan, në vlerë prej 150.000 denarë. Përmes Kryqit të Kuq deri më 22 mars janë mbledhur 51.822.579 denarë, i cili sot do të njoftojë për aktivitetet e ndërmarra dhe mënyrën e pagesës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, nga rreth 200 të lënduar në tragjedinë e një jave më parë, pesë nga 115 persona që po marrin trajtim jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën. Në spitalet e Maqedonisë të 55 pacientët janë në gjendje stabile dhe të mirë, ndërsa nëntë janë planifikuar të dalin nga spitali në fillim të kësaj jave, pasi të jenë kryer të gjitha analizat toksikologjike dhe psikologjike. Priten informacione nga ecuria e mëtejshme e hetimeve, në të cilat aktualisht dyshohen 34 persona, si dhe nga inspektimet e paralajmëruara në objektet publike në të gjithë vendin, për të cilat komunat do të koordinohen përmes Shoqatës së Njësive të Vetëqeverisjes Vendore.
Nga 17 personat e lënduar nga zjarri në Koçan të cilët po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë në Beograd, dy janë në ventilim mekanik, ndërsa dy i janë nënshtruar operacioneve. Siç njoftoi Milan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive në Kolegjin Universitar të Mjekësisë, pacientët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë probleme postoperative, përcjell “MKD”.
Dje kanë vazhduar tubimet paqësore të qytetarëve për të nderuar viktimat e tragjedisë. Në Koçan është mbajtur marshimi 60-minutësh në heshtje, si një nderim simbolik për të gjithë 60 personat që humbën jetën si pasojë e zjarrit në diskotekën “Pulse” që ndodhi javën e kaluar. Pa pankarta dhe në heshtje, kolona e qytetarëve ka kaluar nëpër rrugët në zonën qendrore të qytetit dhe ka mbërritur para objektit të Komunës së Koçanit.
Ndërkohë, vijuan kontrollet e paralajmëruar nga institucionet në të gjitha objektet publike në të gjithë vendin, për të kontrolluar dokumentacionin, përmbushjen e detyrimeve sipas licencave dhe lejeve, kushtet teknike të funksionimit dhe standardet e sigurisë, si dhe disa departamente ndanë edhe të dhëna specifike.
Janë konstatuar shkelje të vendimit të qeverisë për ditët e zisë, të cilat përfunduan dje, janë mbyllur dy objekte në komunën Qendër, ndërsa janë ndaluar mbi 20 persona në Shkup, Manastir dhe Ohër.
Në hetimin e zjarrit deri më tani janë përfshirë 27 persona fizikë dhe tre persona juridikë, ndërsa procedura hetimore ka edhe ndaj shtatë zyrtarëve policorë nga SPB Shtip dhe Stacioni Policor i Koçanit.
Në mesin e 24 personave të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit janë edhe tre kryetarët e Komunës së Koçanit, përkatësisht kryetari në largim Ljupço Papazov, si dhe ish-kryetarët Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev, si dhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Beksteshi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq