LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar për herë të dytë konstituimi i përbërjes së legjislaturës së re të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thelluar edhe më shumë krizën institucionale që po zgjat për më shumë se dy muaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, në hapje të seancës ftoi përfaqësuesit e partive politike për konsultime, duke theksuar nevojën për të shmangur “shkelje procedurale, ligjore dhe kushtetuese”.

Pas këtyre konsultimeve, Dehari njoftoi se nuk ishte arritur konsensus mes subjekteve politike dhe se seanca do të vazhdojë më 19 prill në ora 12:00. Ai deklaroi se letra e presidentes Vjosa Osmani, që i ishte dërguar Kuvendit, “ka dhënë sqarime në një aspekt, por jo zgjidhje përfundimtare”, duke u bërë thirrje deputetëve që të tregojnë vullnet për ta zhbllokuar procesin.


KDI e konsideron bllokadë të panevojshme

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) reagoi menjëherë pas ndërprerjes së seancës, duke shprehur shqetësim për dështimin e miratimit të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve – një hap kyç për konstituimin e Kuvendit.

Sipas KDI-së, bllokada është rezultat i mosdorëheqjes formale të anëtarëve të qeverisë në detyrë, të cilët janë zgjedhur si deputetë.

KDI e cilëson këtë si shkelje të qartë të parimeve të ndarjes së pushteteve dhe të dispozitave kushtetuese që ndalojnë mbajtjen e dy funksioneve të papajtueshme njëkohësisht.

“Mbyllja e seancës nga Kryesuesi, pa votuar raportin dhe pa u trajtuar asnjë pikë e rendit të ditës, është shkelje e praktikës parlamentare. Ky mosveprim po e shndërron një procedurë standarde në një krizë të panevojshme institucionale”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Partitë fajin te njëra-tjetra

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar subjektet opozitare LDK, PDK dhe AAK se po tentojnë ta bllokojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo i cilësoi qëndrimet e tyre si befasuese dhe kontradiktore, duke theksuar se këto parti po pengojnë verifikimin e mandateve të deputetëve – një hap i domosdoshëm për betimin dhe formimin e institucioneve.

Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për “uzurpim të institucionit të Kuvendit”, duke pretenduar se partia fituese po organizon një skenar për të penguar rrjedhën kushtetuese të procesit.

“Kjo është uzurpim i pastër, i organizuar nga LVV. Ata nuk kanë shumicë dhe nuk duhet të mbajnë peng institucionet e shtetit”, u shpreh Krasniqi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se qytetarët tashmë e kanë të qartë se kush po e bllokon konstituimin.

Ai kritikoi ndërprerjen e seancës nga kryesuesi, duke theksuar se kishte kuorum të mjaftueshëm për të votuar raportin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve.

Në të njëjtën linjë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoi ashpër qasjen e pushtetit aktual, duke thënë se “politikat bllokuese dhe shantazhuese janë bërë identitet i Albin Kurtit”.

Ai kërkoi formimin e qeverisë ose dorëheqjen, duke paralajmëruar se në të kundërtën, “pushteti do t’i kthehet sovranit”.

Reagimet e ashpra ndërkombëtare

Kriza institucionale ka nxitur gjithashtu reagime nga ambasadorët ndërkombëtarë në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, kërkoi formimin urgjent të institucioneve të reja.

“Kosova ka nevojë për një Kuvend dhe Qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë përgjegjësi dhe bashkëpunim politik”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Edhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, shprehu zhgënjimin e tij me ngecjen e procesit.

Ai kritikoi taktikat obstruktive të partive politike, duke thënë se qytetarët meritojnë udhëheqës që vendosin interesin e Kosovës përpara politikës partiake.

Paqartësitë kushtetuese vazhdojnë

Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të 15 prillit, e cila gjithashtu përfundoi pa asnjë vendim. Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, ndërsa 52 prej tyre ishin shprehur në përkrahje të raportit, duke përmbushur shumicën e thjeshtë të kërkuar. Megjithatë, raporti nuk u hodh fare në votim.

Përderisa partitë politike nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët, vendi mbetet në një ngërç institucional me pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin politik dhe funksionimin demokratik të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mjaft u fshehët pas fëmijëve”, Musliu pyet Petkoviqin: Çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

“Mjaft u fshehët pas fëmijëve”, Musliu pyet Petkoviqin: Çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

Lajme
Kurti: Do t'i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit

Kurti: Do t'i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit

Lajme
Trupat e aviacionit amerikan “fluturojnë” me ‘Blackhawk’ mbi kampin Bondsteel, zviceranët me AS-532 Cougar dhe hungarezët me H-145M

Trupat e aviacionit amerikan “fluturojnë” me ‘Blackhawk’ mbi kampin Bondsteel, zviceranët me AS-532 Cougar dhe hungarezët me H-145M

Siguri
Ish-ambasadori kroat, Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione,

Ish-ambasadori kroat, Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, "bota serbe" kërcënim real

Lajme
Islami: Petkoviq fshihet prapa fëmijëve dhe Kryqit të Kuq për të mbrojtur strukturat kriminale në veri

Islami: Petkoviq fshihet prapa fëmijëve dhe Kryqit të Kuq për të mbrojtur strukturat kriminale në veri

Lajme
Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi në Prishtinë, Prokuroria: Po presim rezultatet e obduksionit

Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi në Prishtinë, Prokuroria: Po presim rezultatet e obduksionit

Lajme
Kalo në kategori