LAJMI I FUNDIT:

Vankuveri, qyteti më i mirë në botë për jetesë

Vankuveri, qyteti më i mirë në botë për jetesë

Vankuveri është qyteti në të cilin jetohet më së miri, ndërsa kushte më të këqija për jetë ka në Harare, tregon hulumtimi i kumtuar nga revista britanike "Ekonomist". Pas Vankuverit, në listë janë Vjena, e më pas vijojnë Melburni, Toronto, Perthi, Kalgari, Helsinki dhe Gjeneva. Sidnei dhe Cyrrihu e ndajnë vendin e nëntë.

Në hulumtim u përfshinë 140 qytete të botës dhe ato u klasifikuan sipas pesë kritereve: kushteve sanitare, stabilitetit, kulturës dhe mjedisit jetësor, arsimit dhe infrastruktirës.

Gjashtë nga dhjetë qytetet e para të listët, të cilët janë vlerësuar si më të mirët për të jetuar ndodhen në Kanada dhe Australi.

Në fundin e listës janë qytetet nga Afrika dhe Azia, ku destabiliteti dhe infrastruktura e keqe e vështirësojnë jetën, theksohet në hulumtim.


Në klasifikimin, në të cilin qytetet vlerlsohen prej 0 deri në 100, Vankuveri vitoi notën 98, ndërsa kryeqyteti i Zimbabues – Harare është vlerësuar me notën 37,5.

Në mesin e qyteteve evropiane në të cilat ekzistojnë kushte të volitshme për jetë, janë zhvendosur Stokholmi dhe Hamburgu (vendi i 14-të), Parisi (vendi i 17-të), Frankfurti (vendi i 19-të). Vlerësimin më të ulët nga qytetet evropiane e mori Athina, e cila është zhvendosur në vendin e 63-të.

Uashingtoni është në vendin e 35-të të listës, Los Anxhelosi në vendin e 48-të, Roma në të 52-tin, Moska në vendin e 69-të ndërsa Pekini në vendin e 76-të.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori