LAJMI I FUNDIT:

Van Persie: Arsenali ka shpirt ekipor

Van Persie: Arsenali ka shpirt ekipor

Para ndeshjes kundër pasanikëve të Manchester Cityt, sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, tha se Topçinjtë kanë diçka që paraja nuk mund ta blejë: dashurinë për klubin.

“Arsenali nuk do ta blinte asnjëherë një lojtar i cili kushton 40 ose 50 milionë funte. Nëse i shikon skuadrat të cilat kanë shpenzuar aq shumë para, ato nuk i konsideroj se luajnë si ekipe”.

“Nëse shikoni politikën e transferëve tona, do të vëreni reagimin e lojtarëve kur trajneri u shfaq besim”.

“Nëse mendon për veten si pjesë e një grupi, atëherë je i përgatitur për të punuar shumë për rezultate të përbashkëta. Një lojtar që është blerë 40 milionë funte ndjen presion”, ka thënë holandezi.