LAJMI I FUNDIT:

Van Nistelrooy i vendosur të rikthej formën

Van Nistelrooy i vendosur të rikthej formën

Sulmuesi holandez Ruud van Nistelrooy thotë se ai ka hedhur poshtë ofertat për t’u larguar nga Real Madridi gjatë kësaj vere me qëllim që të dëshmojë veten edhe një herë në klubin mbretëror.

Reali harxhoi para të majme në transferimin e yjeve si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Kaka, në tentim për të forcuar ekipin për sezonin ri.

Por Van Nistelrooy, 33-vjeçar, është i bindur se ai do të fitojë shansin për të treguar veten, pavarësisht se tashmë ka edhe konkurrencën e Gonzalo Higuin dhe legjendës Raul Gonzales.

“Gjëja më e lehtë për mua për ta bërë, do të kishte qenë të largohem për një ekip më të vogël. Por unë nuk do të largohem nga Real Madridi”, ka thënë Nistelrooy.


“Dua të di se çfarë jam në gjendje të bëj. Ende ka shumë opsione kur vjen puna te loja”, ka shtuar holandezi.