LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk flet për të ardhmen e tij pas barazimit ndaj Arsenalit në derbi

Van Dijk flet për të ardhmen e tij pas barazimit ndaj Arsenalit në derbi

Virgil Van Dijk e ka lënë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Liverpooli të paktën deri në fund të sezonit pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Arsenalit.

Liverpooli iu afrua vetëm në një pikë kampionit në fuqi dhe liderit aktual Manchester Cityt duke u rikthyer dy herë nga disavantazhi për të shkëputur një pikë në ‘Emirates’.

Ishte pikërisht Van Dijk ai i cili ishte autor i golit të parë për Liverpoolin, teksa të dytin e shënoi Mohamed Salah.


Van Dijk, Salah dhe Trent Alexander-Arnold do të mbesin pa kontrata në fund të sezonit në rast se nuk nënshkruajnë marrëveshje të reja së shpejti.

Në një prononcim të shkurtër pas ndeshjes, Van Dijk tha se nuk është me nxitim që të negociojë një kontratë të re me klubin.

“Jam shumë i qetë, le të shohim se çfarë do të ndodh në fund të sezonit. Po e shijoj futbollin tim, fizikisht dhe mendërisht. Po e shijoj sepse është një lojë e bukur që ne e luajmë dhe unë e luaj”, ka thënë Van Dijk.

Goli i Salah siguroi që Liverpooli t’i shmanget humbjes për herë të dytë këtë sezon dhe i mbajti ata afër Man Cityt ekip me të cilin do të përballen më datë 1 dhjetor.

Për fund, reprezentuesi holandez u nda i kënaqur edhe me një pikë duke thënë se Arsenali është një ekip mjaft i vështirë.

“Shikoni, ky është një vend shumë i vështirë. Ata kanë krijuar një ekip të mirë dhe po ua vështirësojnë gjërat të gjithëve”.

“ Të vish këtu dhe të rikthehesh dy herë është një gjë e mirë, e marrim këtë pikë dhe vazhdojmë përpara”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori