LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Ronaldos i duhet kohë për t’u adaptuar

Valdano: Ronaldos i duhet kohë për t’u adaptuar

Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Cristiano Ronaldo ka nevojë për kohë për t’u përshtatur, siç pati nevojë edhe Zinedine Zidane.

Pritjet nga Cristiano Ronaldo, i cili erdhi në Real për 94 milionë euro nga Mancheter United, janë shumë të mëdha, edhe pse ai ende nuk ka filluar ta dëshmojë veten.

“Ajo që ndodh me Ronaldon është se ai gjithmonë synon të jetë më i miri. Kjo është mirë, por duhet të pritet për të parë se kush është në të vërtetë ai. Ka nevojë për kohë për t’u adaptuar në Real Madrid, ashtu siç pati nevojë edhe Zinedine Zidane”, ka thënë Valdano.