LAJMI I FUNDIT:

Vala shton për tre muaj 110 mijë konsumatorë të rinj

Vala shton për tre muaj 110 mijë konsumatorë të rinj

Posta dhe Telekomi i Kosovës, përkatësisht njësia VALA gjatë tre muajve të kaluar ka shtuar mbi 110 000 mijë konsumatorë të rinj. Në bazë të të dhënave të fundit të publikuara sot nga kjo Njësi, saktësisht numri në total i konsumatorëve aktiv ka arritur në 955210.

Shtimi i numrit të konsumatorëve ndikon direkt fillimisht në rritjen e të hyrave të korporatës, në veçanti, por edhe në ngritjen e vlerës së saj, në përgjithësi.

Kryshefi Ekzekutiv i PTK shprehet jashtëzakonisht i kënaqur me punën të cilën e kanë bërë ekipet e PTK-së në ngritjen e numrit të konsumatorëve, por edhe në përgatitjen e produkteve dhe shërbimeve sipas kërkesës së konsumatorëve.

“Orientimi im që prej marrjes së detyrës si Kryshefit Ekzekutiv ka qenë konsumatori dhe këtë objektiv ne jemi duke e realizuar, ngase cdo javë po dalim me produkte të reja të cilat po kërkohen nga konsumatorët. Unë me tërë qenien time profesionale jam duke u angazhuar që të përmbushim kërkesat e konsumatorëve, kjo është për faktin se këto veprime tashmë po ndikojnë në rritjen e numrit të konsumatorëve e që përfundimisht kjo ndikon në rritjen e të hyrave”, është shprehur Haxha.


Me këtë ritëm të rritjes së numrit të konsumatorëve, shumë shpejt ne do të kemi edhe zyrtarisht konsumatorin tonë aktiv të një miliontë.

Ndërkohë kohë më parë me investime e realizuara në VALA, janë rritur kapacitet që të kemi deri ne 1 milion e 200 mijë konsumatorë.

“Me investimet që kemi nisur dhe ato që tashmë kemi përfunduar në VALA ne do të jemi në gjendje që përvec produkteve dhe shërbimeve të reja të cilat po iu ofrojmë konsumatorëve, ne do të jemi në gjendje që këto shërbime t’iu ofrojmë me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar për festën e Fitër Bajramit ku për herë të parë në historinë e saj Vala ka funksionuar pa asnjë problem”, ka thënë Haxha.

Në ditët në vijim operatori mobil Vala do të dalë me produkte të reja, të cilat do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend dhe me çmime shumë të volitshme. /Telegrafi/